Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka dalur me një deklaratë gjatë së dielës se është duke hetuar një zbulim alarmant ku janë zhdukur armë nga një kazermë rezervë e ushtrisë në Massachusetts,
Guvernatori i Massachusetts Charlie Baker kuptoi se armët ishin humbur pas një pauze në qendër të SHBA-së me 14 nëntor.
Ndërkaq Baker, bëri të ditur se FBI-ja dhe shteti, agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit vendas, janë njoftuar për rastin e armëve të zhdukura.
Megjithatë nga zyrtarët u njoftua se nuk ka asnjë shenjë treguese që shpien se armët e zhdukura kanë të bëjnë me cdo lloj kërcënimi të terrorizmit. Nuk është ende e qartë se cfarë lloj armësh janë vjedhur ngase asgjë nuk është përshkruar. Lajmi erdhi vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara angazhuan forcat e sigurisë pas sulmeve vdekjeprurëse me armë dhe bomba ndaj civilëve në Paris, e që përgjegjësinë për këto sulme e mori Shteti Islamik,
Sulmet vranë 132 persona dhe lanë të plagosur më shumë se 300 qytetarë të Parisit.