Dy raketa nga Siria kanë rënë në Kilis, plagosën katër gra

1 Min Read

Dy raketa nga Siria ranë në qytetin kufitar turk Kilis. Një raketë ra në një parking, kurse tjera në oborrin e një shtëpise. Me këteë rast janë plagosur katër gra, në mesin e tyre një grua shtatzënë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga shpërthimi i raketës nga Siria, e cila ra në parking u plagosën Hamide Altiayak (46) dhe Hulya Ten (28).

Pak më vonë, një raketë tjetër nga Siria ra në oborrin e një shtëpie. Nga ky sulm u plagosën Nerdane (35) dhe Feride Saribas. Sipas informacioneve të marra e plagosura Nerdane është shtatzënë.

Gratë e plagosura u shtruan në spital.

Ndërtesat në afërsi të shpërthimit kanë pësuar dëme.

Sipas burimeve ushtarake, pas sulmeve, forcat e armatosura të Turqisë kanë zbuluar disa çerdhe artilerie të organizatë terroriste DAESH në rajon Suran, të cilat janë shkatërruar më pas.

Janë neutralizuar nëntë pjesëtarë të organizatës DAESH.

TAGGED:
Share This Article