Palestina, në fund të muajit apel në OKB

Liderët palestinezë në Bregun Perëndimor do të kërkojnë nga fundi i vitit në OKB vlerësimin e statusit të Palestinës.

Kërkesa synon pranimin e Palestinës si një “shtet vëzhgues joanëtar” dhe bëhet pavarësisht kundërshtimit të SHBA dhe Izraelit.

Një zyrtar i vjetër palestinez deklaroi se, “treni i OKB-së është nisur nga stacioni” dhe sipas tij nuk do të ketë kthim pas.

Një projekt/rezolutë për t’u anëtarësuar si vend me të drejta të plota në OKB, e bërë në vitin 2011, dështoi pasi nuk siguroi mbështetjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Aktualisht, Organizata për Lirimin e Palestinës, grupi që përfaqëson palestinezet dhe drejton negociatat me Izraelin, ka vetëm statusin e “vëzhguesit të përhershëm” në OKB.

Mahmud Abbas, president i OLP-së dhe Autoritetit Palestinez, dëshiron që Palestina të pranohet si një shtet vëzhgues joanëtar, në bazë të vijave kufitare që ekzistonin përpara se Izraeli të pushtonte Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës gjatë luftës së vitit 1967.

Sigurimi i këtij statusi, të cilin e gëzon Vatikani, do të shtonte shanset e Palestinës për t’u anëtarësuar në agjencitë e OKB-së dhe Gjykatën Ndërkombëtare Penale, edhe pse proçesi nuk është aspak i garantuar.

Kërkesa do të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ku aprovimi do të kërkojë një shumicë të thjeshtë të të pranishëmve. Këtu nuk ka kërcënim për veto, por do të ketë në Këshillin e Sigurimit nëse kërkesa kalon./tch/kohaislame

Artikulli paraprakDacic sërish provokon: Nuk jep Hashim? Jep, jep…
Artikulli vijuesSkype për Windows Phone 8, me veçori ekskluzive