Dy shpërthime në veri të Mitrovicës

Dy shpërthime të njëpasnjëshme kanë ndodhur sonte rreth orë 19:20, në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Sipas burimeve nga veriu i Mitrovicës shpërthimet kanë ndodhur në shtëpinë e qytetarit serb Slavolub Masic, transmeton Kosovapesss.

Përveç dëmeve materiale nga këto shpërthime nuk ka pasur të lënduar.

Pas shpërthimit Policia e Kosovës së bashkë dhe karabinierët italian kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen autorët as motivet e këtyre shpërthimeve, përveç që bëhet e ditur se pronari i shtëpisë, ku kanë ndodhur shpërthimet, është punëtor në konviktin e studentëve serbë në veri të Mitrovicës. /tg/kohaislame

Artikulli paraprakMasakra e krishterëve shqiptar mbi muslimanët Shqiptar
Artikulli vijuesSimic: Njohja e Kosovës nga Egjipti do të bënte kthesë në OKB