Dy të plagosur në Prishtinë

Mësohet se janë dy të plagosur dhe emrat e tyre janë Gëzim Ibishi edhe Qëndrim Dili.

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur para pak minutave në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Nuk dihet nëse ka të vrarë, por vërehen gjurmë të gjakut dhe një revole është në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve persona të panjohur janë gjuajtur me armë nga dy vetura të cilat më pas janë larguar nga aty.

Një polic në vendin e ngjarjes i ka thënë Klan Kosovës se të dy automjetet janë gjetur jo fort larg prej ku ka ndodh incidenti.kohaislame

Artikulli paraprakKonfiskohen rreth 1 mijë kremra të prodhuara në Kosovë
Artikulli vijuesArsenal në duar të arabëve, skuadra më e paguar!!