Platformën e bisedimeve e bëjnë ndërkombëtarët

0
142

Hajredin Kuçi, si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit Thaçi, “zbuloi” detaje të takimit të parë dhe të dytë të shefit të tij me kryeministrin serb, Ivica Dacic.

Ai tha se Thaçi kërkoi nga Dacici që t’i shpërbëjë strukturat paralele nga Kosova. Kuçi ka thënë se platformën e bisedimeve, qoftë për Kosovën, qoftë për Serbinë, e përcaktojnë ndërkombëtarët.

Derisa sipas tij, kryeministri Thaçi kërkoi nga homologu i tij transparencë edhe të financimit nga Serbia të strukturave në Kosovë, si në edukim, në shëndetësi dhe në sektorë të tjerë, ashtu siç e parasheh edhe Pakoja e Ahtisarit, përmes buxhetit të Kosovës.

Në një intervistë për “Zërin”, zëvendëskryeministri Kuçi e pranon se Kosova nuk ka platformë të detajizuar të bisedimeve me Serbinë. Por, sipas tij, është Kushtetuta e Kosovës dhe Rezoluta e Kuvendit, bazamenti i çfarëdo platforme të bisedimeve. Ai pohon se platformën qoftë për Kosovën, qoftë për Serbinë, e përcaktojnë ndërkombëtarët.

Duke folur për zgjedhjet e brendshme në PDK, ai e mohon që nëpër degët e PDK-së po u bëhet presion njerëzve që të votojnë të preferuarit e Thaçit.

Ai thotë se ideja e nënkryetarit Fatmir Limaj, që zgjedhjet në PDK të mbahen sipas modelit “një anëtar- një votë” është ide e mirë, por sipas tij, realizimin e saj e ka penguar statuti i partisë.

Megjithatë, ai thotë se kjo ide ende mund të funksionojë.

“Ka qenë pengesë statusore që të veprohet kështu, por kjo nuk do të thotë që në Kuvend të mos dalë dikush me propozim. Nëse Kuvendi vendos ndryshe, do të respektohet”, tha ai.kohaislame