Dy të vrarë dhe një i plagosur në Junik

Dy persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur, nga të shtënat me armë automatike drejt një veture, në lagjen Çok të Junikut.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth 14:30, në magjistralen Junik – Rastavicë, ka konfirmuar policia për Gazetën JNK.

Njëri nga viktimat ka vdekur në vend, kurse tjetri rrugës për në spital, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj.

Motivet janë ende të panjohura për policinë dhe prokurorin, i cili ka dalë në vend të ngjarjes. “Nuk ka të arrestuar ende. Por, policia ka identifikuar të dyshuarit dhe është në ndjekje të tyre”, ka thënë Ibraj.

Gazeta JNK raporton se rreth orës 16:15, një i vrarë ndodhej ende në vendngjarje. Po ashtu, një veturë “Golf 2”, ngjyrë e bardhë, po ekzaminohej nga ekipi mjeko-ligjor./koha/kohaislame

Artikulli paraprakRrahen të paraburgosurit në aksionit "Monstër"
Artikulli vijuesVarësia nga lojërat