Universiteti i Prishtinës, ndryshon emrin, quhet Hasan Prishtina

Bordi drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që Universitetit të Prishtinës t’i ndryshohet emir, dhe të quhet me emrin e heroit kombëtar, Hasan Prishtina.

Vendimi i Bordit është marrë në mënyrë unanime me propozim të Senatit të UP-së me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Senati i UP-së

1). Zgjidhja e personelit akademik, ne Filologjik, Fakultet Juridik, Ekonomik, FSHAB- Peje, FSHMN, Fakultetin e Mjekësisë, FSHTA- Ferizaj
2). Shqyrtimi i propozimeve të njësive akademike për angazhimin e personelit akademik.

3). Ratifikimi i disertacioneve të doktoratës për kandidatët: FSHMN ( Arlinda Damoni, Arleta Rifati), F. Filologjik (Milot Sadiku, Agim Apolloni, Merxhan Avdyli, Albulena Blakaj, Nerimane Kamberi), F. Ekonomik (Harun Tahiri), FXM i Mitrovicës (Mensur Kelmendi, Mehush Aliu, Muharrem Zabeli dhe Zarife Gashi),
4). Miratimi i temës dhe caktimi i mentorit për kandidatet: Fakulteti Juridik (Miftar Shala, Flamur Mrasori dhe Valbon Mulaj),

5). Shqyrtimi i Çështjeve të disa mësimdhënësve të Falultetit të Mjekësisë ( Gani Dragusha, Sadik Zekaj dhe Shemsedin Sadiku) .
Gjitha këto pika janë miratuar me shumicë votash.

“Një nga vendimet tjera të Senatit ishte edhe emërimi i Universitetit të Prishtinës me emrin e patriotit Hasan Prishtina, e cila u miratua njëzëri. Këtë propozimi e miratoi edhe Këshilli Drejtues i UP-së në mbledhjen e mbajtur, gjithashtu sot”, thuhet në njoftimin e UP-së. BS.kohaislame

Artikulli paraprakGoogle i jep 5000$ çiftit që zbuloi një problem me Windows
Artikulli vijuesVENDET PERËNDIMORE MUNDOHEN TË “PËRQAFOJNË” ISLAMIN DHE MYSLIMANËT