Dy tragjedi të tjera në Egje, raportohet për 21 të vdekur

1 Min Read

Dy tragjedi kanë ndodhur në detin Egje, ku raportohet se të paktën 21 emigrantë kanë humbur jetën. Ata ishin në bordin e dy anijeve të ndryshme. Dhjetëra emigrantë të tjera kanë arritur që të shpëtohen nga rojet bregdetare. Mësohet se mes të vdekurve ishin edhe dy fëmijë. Dy anijet u mbytën në brigjet e ishujve grekë të Farmakonisi dhe Kalymnos.

Në njërën prej varkave të përmbytura në ishullin e vogël të Farmakonisi ishin 48 persona. 40 emigrantë kanë arritur të dalin në breg, ndërsa autoritetet kanë shpëtuar një vajzë dhe kanë nxjerrë trupat e pajetë të 7 personave.

Në varkën tjetër të emigrantëve që u mbyt në ishullin e Kalymnos, rojet bregdetare shpëtuan 26 vetë, ndërsa 14 të tjerë kishin humbur jetën.

TAGGED:
Share This Article