Dyshime në cilësinë e naftës

Eksperte te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise, gjate nje aksioni per matjen e pompave ne nje pike karburanti ne kryeqytet, ku jane verejtur abuzime me sasine e karburantit.

Njëzet euro naftë, të cilën e kishte mbushur në një pompë karburantesh është detyruar ta heqë të nesërmen nga rezervari i automobilit të tij Kushtrim Berisha, nga Podujeva. Nafta ishte ngrirë.

Për ta bërë këtë, ai u detyrua që ta paguante servisimin dhe të blinte pjesët të cilat ishin prishur nga ngrirja e naftës. E tërë kjo atij i kushtuar rreth 150 euro. Berisha i fajëson institucionet për lejimin e importit të naftës jocilësore në treg.

“Po iu ka ngri nafta. E dërgova këtu afër menjëherë në servis. U desh që t’i pastrohej pompa e rezervarit se iu kish ngri nafta. Edhe filtrat m’u desh që t’ia ndërroja krejt, se janë prishur. Mirë që nuk u prish bosh-pompa se ajo kushton shumë shtrenjtë edhe me rregullue”, ka thënë Berisha, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që po i shkaktohen probleme shkaku i naftës, siç thotë, jocilësore në treg. “Po kjo nuk më ka ndodhë veç mua. Plot raste kam dëgjuar që iu ka ngrirë nafta edhe janë detyruar ta ndërrojnë me pompë, me filtra, me krejt. Nuk e di çka po i qesin kështu naftës, ujë a çka”, ka shtuar ai./

Artikulli paraprakRusi që shpëtoi botën nga lufta bërthamore
Artikulli vijuesMonopoli po mbyt tregun