Një mësues tregon: “Njëherë nxënësve të mi u dhashë detyrë që të vizatojnë një panoramë të pranverës. Të gjithë kishin vizatuar, lule, pemë, zogj, ndërsa një vajzë kishte vizatuar një foto të Kuranit. E pyeta se pse ka zgjedhur të vizatoj Kuranin, ndërsa nga përgjigjja e saj e sinqertë më dolën sytë lot…
“Kurani është PRANVERË e zemrës sime, kështu më ka mësuar nëna ime… çdo natë lutem që Allahu i Madhërishëm Kuranin ta bëj pranverë të zemrës sime, dritë për kraharorin tim, dalje nga pikëllimi dhe brengat…
Mashallah! Çfarë shembulli i mrekullueshëm i edukimit të fëmijës nga një nënë e ndershme…
E dini se kjo lutje që e ka përmendur kjo vajzë është ilaç për çdo pikëllim dhe brengë?
Transmetohet nga ibn Mes’udi r.a se i dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “ Nuk ndodh që njeriu t’i thotë këto fjalë kur ka brenga dhe pikëllim e Allahu të mos ia largoj ato dhe t’i jap gëzimin.” Sahabët e pyetën: “O i dërguari i Allahut a duhet t’i mësojmë këto fjalë?! Ai u përgjigj: Gjithsesi! Duhet që secili që i dëgjon t’i mësoj!” (Amedi)
Këto fjalë janë: Allahumme inni ‘abduke, ibn ‘abdike, ibnu emetike, nasijeti bi jedike, madin fijje hukmuke, ‘adlun fijje kadauke, eseluke bi kulli ismin huve leke semmejte bihi nefseke ev enzeltehu fi Kitabike ev ‘allemtehu ehaden min halkike ev iste’therte bihi fil-‘ilmil-gajbi indeke, en texh ‘alel-Kur’ane rebi’a kalbi ve nure sadri ve xhelae huzni ve dhehabe hemmi. ( O Zoti im, unë jam robi Yt, biri i robit Tënd dhe i robëreshës Sate, balli im është në dorën Tënde. Vendimet e Tua mbi mua kalojnë, i drejtë është caktimi Yt mbi mua. Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde, apo që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave të Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëje Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, heqje të pikëllimit dhe largim për dëshpërimin).
Përktheu: Arsim Dauti
(Islampress)