Në gjysmën e dytë të shek. XVIII emëri i ri (Shqiptar), duket e fitoi luftën në shkallë kombëtare dhe e zëvendësoi të vjetrin plotësisht.
Johan Thunman, duke u mbështetur në dëshminë e një voskopojari, Kostë Haxhi Jorgji Xhehanit shkroi më 1774 për emërin e vjetër (Arbëri, Arbër, Arbani, Arbën): “Populli vetë e përbuz këtë emër dhe nuk do të emërohet më me të”. Ç’ngjau, pse e përbuzi populli ynë emërin e vjetër në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe adoptoi një emër tjetër të ri pa histori?
Në shek. XVIII ngjau një kthesë e madhe në Shqipëri. Shumica e popullit tonë për arsye të ndryshme e la Krishterimin dhe kaloi ne myslimanizëm. Emëri i vjetër nuk tregonte vetëm kombësinë, po edhe besimin. Me ndërrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndërrimit të tij.
Emëri i ri SHQIPTAR që u adoptua si emër kombëtar bazohej në gjuhën, në një nga elementet kryesore të kombësisë. Ky emër mund të jetë përdorur si emër kombëtar nga myslimanët e parë shqiptar që në shek. XVI, po këta mbasi ishin të pakët, shumicës nuk ia impononin dot.
Roald Hysa