E drejta për praktikimin e namazit në institucionet shtetërore dhe private

Kur sot më së shumti thirremi në vlera të demokracisë, ku të drejtat e njeriut kanë marrë hovë të avancimit të tyre, ku secili ka të drejtë të shprehë atë që përmban si të drejtë të vetë siç është edhe e drejta e besimit, e praktikimit të fesë së tij, pikërisht sot ka evoluar kufizimi i këtyre të drejtave.

Miratimi i një sërë aktesh, dokumenteve të ndryshme e deri tek Kushtetuta si akti më i lart i një shteti për mbrojtjen e lirive fetare kanë rezultuar të jenë vetëm të shkruara në letër. Këto dokumente nuk po gjejnë zbatim në shtetin tone të brisht. Moszbatimi i tyre në praktik duket të del problem serioz për besimtarët që praktikojnë fenë e tyre.

Si shkaktar kryesorë i gjithë problemeve që rrjedhin në praktikimin e lirisë së fesë është përcaktimi i shtetit si shtet laik. Nuk e di se cili është kufiri për tu quajtur diçka diskriminim ku Kosova si shtet me popullsi mbi 96% të besimit Islam është përcaktuar shtet laik. Falë këtij laicizmi sot në Kosovë besimtaret mysliman abuzohen e përbuzen institucionalisht.

Kjo ka ndikuar shumë edhe në institucionet private, në kompani të ndryshme ku në të gjitha këto në kodin e etikës së tyre shkruan që secili i punësuar ka të drejtë të ushtrojë fenë e tij, por sa respektohet kjo e drejtë e tyre.

 

Ofertë për ta mohuar vetveten

Duke u nisur nga përvoja ime e hidhur që mu ndalua në shumë vende të punës të falem e që isha i detyruar të largohem nga puna për shkak se nuk më lejohej të falem, kjo u ndodhë edhe shumë myslimanëve të tjerë të cilët janë të detyruar ose të len namazin e të vazhdojnë të punojnë ose të braktisin punën e të vazhdojnë të jetojnë në identitetin e tyre fetar.

Për tu punësuar në institucione publike ashtu edhe në ato private një mysliman duhet të braktis namazin si shtylla kryesore e Islamit. Sa kandidati adekuat për pozita të kërkuara nuk ka mundur të punësohet si shkak veç se fal Namaz, e sa prej tyre të punësuar e kryejnë këtë obligim në mënyrë të fshehur e kur ndodh ndonjëri të zbulohet, largohet nga puna duke u ofertuar që ta braktis Namazin për tu kthyer në vendin e punës.

 

Sa të rinj mysliman nuk mund ta ushtrojnë profesionin e tyre si e drejtë e garantuar me kushtetutë veç se fal Namaz. A mund t’i themi këtij shtet ligjor, shtet demokratik?! Ku të drejtat elementare të një qytetari abuzohen në mënyrë tmerruese. Kjo sjell në pikëpyetje vlerat e një shteti demokratik mbi bazën e të cilave është ndërtuar shteti ynë dhe po synon të zhvillohet.

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës në nenin 38 paragrafi 2 shprehimisht thuhet: liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtar i një bashkësie ose grupi fetar.

Gjithashtu unë nuk kam gjetur asnjë ligj që e ndalon qytetarin nga manifestimi dhe shfaqja e bindjeve fetare. Mirëpo në shtetin tone kjo ndalesë ndodhë në një rrafsh të gjerë. Përderisa Namazi është obligim fetar sipas besimit Islam atëherë ndalimi i Namazit në vendin e punës domosdo bie në kundërshtim me këtë që thuhet ne Kushtetutë.

Në paragrafin e lartcekur dhe në paragrafët 1 dhe 3 po të këtij neni ku thuhet:1 Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar. 3 Askush nuk mundë të detyrohet ose të ndalohet në kundërshtim me ndërgjegjen e vetë, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj.

Sa herë që shteti nuk është në gjendje të përfaqësoj popullin që shtrihet në hapësirën territoriale në të cilën ai është ngritur ai ka dështuar. Andaj, çdo përjashtim i një grupi nga e drejta për të qenë pjesë e shoqërisë ku realisht bënë pjesë nuk bënë gjë tjetër veçse cenon parimin demokratik.

 

Të gjitha qeveritë tona që kanë kaluar nëpër këtë kohë tranzicioni i kanë qëndruar mbas fjalës se ne jemi nisur drejt rrugës për në integrimin evropian. Por mohimi i të drejtës për tu Falur në vendin e punës bie ndesh me këtë pohim.

Në Evropë askush nuk e mohon asnjë pjesë të fesë dhe traditës së vetë. E kanë mësimin fetar nëpër shkolla. Një shembull, kur Barak Obama e dha betimin si president e vuri dorën mbi Bibël dhe u betua. Atij nuk i erdhi turp nga kjo sepse ajo që është e popullit të tij e manifeston me krenari.

Në vend të zërit kundër Islamit pushtetarë, ndërtojeni infrastrukturën e demokracisë. Respektojeni manifestimin e besimit të secilit qytetarë. Mos ia ngulfateni energjinë dhe vullnetin për të punuar vetëm për shkak se praktikojnë Islamin por filloni t’i vlerësoni në bazë të profesionalizmit sepse vendi ynë ka nevojë për të gjithë.

Përfundimisht mund të them se praktikimi i Namazit qoftë në institucionet publike ashtu edhe në ato private nuk e cenon aspak demokracinë, progresin, laicizmin. Prania e Tij në këto ambiente thjeshtë bënë të dukshëm konfigurimin e shoqërisë dhe në të njëjtën kohë rritë legjitimitetin e shtetit demokratik.

Shkruan: Argjent Xheladini

E diele 06.Dhjetor 2015

Artikulli paraprakMërgim Mavraj edhe pse i lënduar dhe jo aktiv në fushë akoma i pengon Berat Buzhales (expressit)
Artikulli vijuesMediat Islamofobe nga Prishtina prap i gjuhen Hoxhë Shefqetit (pse ka veturë Shefqeti thonë ata)