Një çift ka anuluar dasmën e tyre të shtrenjtë në mënyrë që ata para ti japin donacion për refugjatët Sirian që po kalojnë sfida të rënda në vende të ndryshme.
Kanadezët Samantha Jackson and Farzin Yousef vendosin të japin paratë e dasmës së tyre për bamirësi, pas fotografisë së Aylan Kurdit, pasi me të vërtet ajo pamje ishte e dhimbshme, ku një fëmijë 3 vjeçar ishte gjetur në brigjet e detit turk i sjellur i vdekur nga dallgët.
Çifti ishte fejuar vitin e kaluar dhe kishte bërë gati të gjitha, duke rezervuar restorantin dhe duke ftuar mbi 130 njerëz, mirëpo vendosën këto para të shpenzimeve të tyre ti japin në ndihmë të refugjatëve, kështu që ata anuluan dasmën e tyre.
Këto janë raste të rralla të bamirësisë, kur dihet fare mirë që shumë njerëz për darsëm e tyre nuk kursejnë asgjë dhe nuk mendojnë për kësi raste të ndihmave./KohaIslame