E lusim BFI-në që të ndihmon në Kumanovë për tu zgjidhur problemi me varrezat !

Pas publikimit të lajmit në Zhurnal ditë me parë me titull: “Çmenduri në Kumanovë”,Banorët musliman po i frikësohen vdekjes? janë ngritur reagime të shumtë në opinion publik për shkak se të varfërit detyrohen që të paguajn 60 euro për legalizimin e varrit, në qoftë se nuk e paguajn atëher rrezikohen që të njëjtin varrë pas disa vitesh ta merr ndonjë familje tjetër e pasur dhe të varros familjarin e tij.Por më e keqja është se edhe firmat që e bëjnë varrimin janë kryekëput të gjithë maqedone dhe asnjë nuk është shqiptare.

Për këtë shkak, përmes një shkrese zyrtare ndërmarrja publike” “Pastrimi dhe gjelbërimi” jep sqarime plotësuese për ingerencat dhe taksat e varrimit. Sipas kësaj ndërrmarje Çmimet për varrim i caktojnë eksluzivishtë 3 firma maqedonase dhe asnjë shqiptare.
“NP Pastrimi dhe gjelbërimi nga data 01.01.2013 nuk kryen varrimin në varrezat e qytetit të Kumanovës për shkak se na i mori lejen Ministria e Transportit dhe lidhjeve dhe iu dha lejen kompanive private të cilat i plotsonin kriteret për atë shërbim.Si kompani private në qytet operojnë tri kompani maqedone edhe ato Bobi-M,Eko-Step dhe Korona të cilat janë të licencuara nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.Çmimet për varrim caktojnë kompanitë private edhe atë një varrim kushton 2500 denarë.”, thekson kjo ndërrmarje deke kërkuar tek kryesia e Bashkësisë Fetare Islame që të ndihmon për tu zgjidhur problemi me varrimin e besimtarëve musliman.
“Banorët musliman të qytetit të Kumanovës kanë shpreh keqardhje pse nuk ka operator musliman që të kryej këto obligime,ne si ndërmarrje disa herë kemi kontaktuar Bashkësinë Fetare Islame në Kumanovë dhe u kemi kërkuar që të formojnë një kompani private në kuadër të tyre që do të merrej me varrimet te varrezat muslimane por nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ata”, thonë nga kjo ndërrmarje duke sqaruar se taksën për legalizmin e varrit prej 60 eurove janë të obliguar që ta paguajn të gjithë qytetarët pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, fetare dhe gjendja ekonomike.
“NP Pastrimi dhe Gjelbërimi menaxhon me varrezat e qytetit të Kumanovës me vendim të Këshillit komunal.Lidhur me legalizimet keni cekur se Pala maqedone nuk paguan asgjë se shteti u paguan taksat nuk është e vërtete sepse në bazë të nenit 19 alineja 3 të ligjit mbi varrezat dhe shërbimet varrezore të gjithë qytetarët e Komunës së Kumanovës janë të obliguar të paguajnë kompenzim në vlerë prej 3620 denarë për një varr dhe taksë vjetore për mirëmbajtje të varrezave në vlerë prej 507 denarë.Ky ligj respektohet nga viti 2010 te varrezat ortodokse kurse te varrezat muslimane që nga ky vit ka filluar të aplikohet për shkak të vërejtjeve nga inspektorati komunal”, thuhet ne sqarimin e kësaj ndërrmarje duke lutur Bashkësinë Fetare Islame të marrë masa në instanca më të larta ta rregulloj këtë problematikë për varrimin te varrezat muslimane.

Artikulli paraprakNga burgu ka blerë drogë vëllai i Agim Krasniqit
Artikulli vijuesBESA prezanton idenë e Këshillit Mbipartiak edhe në Ambasadën Amerikane në Shkup