Një krim makabër është shënuar në Zajeçar të Serbisë, ku 28-vjeçari Vladica Rajkovic rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau 3-vjeçaren Angelina Stefanovic, e cila në nëntor të këtij viti mbushte 4 vjeç.
Ai e kishte marrë fëmijën fshehurazi, për ta përdhunuar dhe vrarë në pyll, 700 metra larg vendngjarjes.
Mësohet se trupi i fëmijës u gjet i gjymtuar për shkak të goditjeve me gurë.
Banorët e zonës kanë shprehur tronditjen për krimin e rëndë.
Sipas tyre, i riu Vladica Rajkovic ishte njeri problematik, që merrte shpesh borxhe dhe i prirur për vjedhje, por askush nuk e kishte menduar se ai do të ishte i aftë për një krim të tillë.
“Unë isha me time bijë në shtëpi, kur im vëlla erdhi dhe më pyeti nëse mund ta çonte time bijë në një festë ditëlindje në një shtëpi afër me tonën. Pranova, e përgatita, por nuk e dija se po e dërgoja drejt vdekjes”, është shprehur nëna e viktimës.
Angelina ishte duke luajtur me fëmijët e tjerë dhe duke ngrënë tortë kur ai ka shkuar pranë saj dhe e ka marrë.
“Rreth orës nëntë, unë shkova të merrja time bijë, pasi duhet të flinte, por vajza ime s’ishte aty. Atëherë i gjithë fshati u angazhua për ta gjetur”, shpjegon më tej nëna e vogëlushes.
Mësohet se pas krimit makabër, Vladica Rajkovic, kishte shkuar të ndërrohej për tu kthyer më pas sërish në shtëpinë ku po festohej.
Policia nisi menjëherë hetimin bazuar në deklaratat e të pranishmëve.
Pas marrjes në pyetje, Rajkovic ka pranuar krimin makabër me zë të qetë dhe pa kurrfarë pendimi.
Ndërkohë që pritet të përballet me akuza të rënda, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. /Blitz.al/