E turpshme – Raiffeisen Bank përfiton edhe nga sëmundja e Anila Brahajt! (FOTODËSHMI)

‘Raiffeisen Bank’, banka austriake në Kosovë, nuk ka mëshirë ndaj asnjë klienti të saj edhe kur behët fjalë për llogaritë humanitare. Rasti i fundit që kjo bankë ka përfituar edhe nga llogaria e hapur për grumbullimin e mjeteve për shërimin e 21 vjeçarës, Anila Brahaj, e cila u diagnostifikua me sëmundjen e Leokemisë akute.

Për çdo shumë që e kanë transferuar qytetarët në llogarinë e hapur në emër të babait të saj, Isen Brahaj për grumbullimin e mjeteve për shërimin e Anilës jashtë vendit, Raiffeisen Banka i ka ndalur nga 1.50 euro.

Kjo shihet edhe në dëshmitë që i ka siguruar portali INFOKUSI.COM. Në raportin e bankës, siç mund ta shihni në këto foto për secilin transferer banka i ka ndalur 1.50 euro, madje edhe për shumat nga 5 apo 10 euro që qytetarët i kanë dhuruar për t’i ndihmuar Anilës për operimin e saj nga sëmundja e Leokemisë akute.

12067133_842545855877731_1433487565_n
Familjarët e Anilës i kanë thënë portalit INFOKUSI, se llogaria është hapur ekskluzivisht për këtë punë dhe babai i saj Isen Brahaj, i ka treguar degës ku e ka hapur llogarinë së kjo është humanitare për grumbullimin e parave për shërimin e vajzës së tij.

“Ne kemi pas llogari të hapur në banka, por kemi shkuar dhe e kemi hapur këtë llogari ekskluzivisht vetëm për këtë punë. Baba i Anilës u ka treguar në bankë së kjo është llogari humanitare që do të shërbejë vetëm për këtë aksion për grumbullimin e parave për shërimin e Anilës”, ka thënë një familjar i afërm i Anilës.

Pavarësisht se kjo shihet nga dëshimtë e raportit të bankës dhe është konfirmuar nga familjarët se llogaria është hapur për këtë rast, në Raiffeisen Bankë thonë së për llogari humanitare nuk ndalin transfere. Si duket, edhe në këtë rast siç ka ndodhur edhe me herët, bankat kur e shohin se po u bëhën publike këto keqpërdorime ndryshojnë qasjen, por nesë një gjë ë tillë nuk del në media e shohin vetëm interesin financiar.

Zyrtarja për informim në “Raiffeisen Bank”, Iliriana Tahiri, pasi është kontaktuar nga portali INFOKUSI e ka kthyer këtë përgjigje duke u arsyetuar se janë disa procedura përmes së cilave duhet të identifikohen llogaritë e individëve si humanitare.

“Mund ta konfirmoj “Banka Raiffeisen” ka një proces të brendshme përmes së cilit i identifikon llogaritë e individëve si humanitare në raste të caktuara. Duke qenë se llogaritë të cilat i ofron banka janë llogari personale ose llogari biznesi, ky proces i identifikimit të llogarive humanitare bëhet në bashkëpunim me degët e bankës. Pasi klienti e njofton degën se llogaria e tij do të shfrytëzohet për çështje humanitare, dega e dërgon kërkesën në zyrën qendrore. Sapo një llogari e tillë të cilësohet si llogari humanitare, Banka nuk ndal asnjë komision për transferet që kryhen në atë llogari. Rasti të cilit ju i referoheni sigurisht ka të bëjë me një llogari personale e cila nuk është e identifikuar si llogari personale për qëllime humanitare. Sapo të na ofroni detajet përkatëse për këtë llogari, ne do ta shikojmë arsyen pse kjo llogari nuk është identifikuar nga dega jonë si llogari për qëllime humanitare”, shkruan në përgjigjen Tahiri./INFOKUSI

Artikulli paraprakPrijësit fetar në rastin e Turqisë na dhanë një shembull të keq!
Artikulli vijuesNjë letërkëmbim i Salahudinit dhe Riçardit!