Një histori vërtetë tronditëse ajo e Saroo Munshi Khan, një djalë 32 vjeçar i cili është kthyer në shtëpi pas 27 vitesh, falë Google Earth. Ishte vetëm 5 vjeç, ndërsa ishte viti 1986 kur e zuri gjumi në tren, pranë Berhanpur, për tu zgjuar më tej në një vend absolutisht të panjohur.
Treni e çoi në Kalkutë, 1500 kilometër larg shtëpisë së tij, ndërsa autoritetet e çuan në një jetimore, nga ku pak kohë më vonë u birësua në Hobbart në Tasmani, ku mori mbiemrin Brierley.
Edhe pse kanë kaluar vite ai kujton shumë detaje nga largimi i tij i çuditshëm nga shtëpia, duke nisur një kërkim për prindërit e tij biologjik. Ai hyri në Google Earth dhe kërkoi të gjitha linjat hekurudhore që lidhin me Kalkutën, duke u thelluar në kërkime, deri sa gjeti shtëpinë e tij të lindjes.
Mori një avion dhe u kthye në shtëpinë e tij, për të treguar gjithçka më tej në media. Por historia e tij është bërë edhe libër, me titull “Long Way home” (Rruga e gjatë për në shtëpi).