UNHCR: Regjistron afër 6 milionë refugjatë nga lufta në Siri

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) raporton për 1.5 milion të regjistruar si refugjatë nga lufta në Siri.

Shumica e tyre kanë ikur në Jordani, Liban dhe Turqi, por jo të gjithë janë regjistruar, që do të thotë se numri i tërësishëm mund të jetë shumë më i lartë, sipas UNHCR.

Situata në Siri është përkeqësuar në mënyrë dramatike muajve të fundit, shkruan portali informativ “Mesazhi”, bazuar në të dhënat e UNHCR-së.

Kombet e Bashkuara thonë se deri tani në luftën që ka përfshirë vendin janë vrarë përafërsisht 80.000 persona.

Raportohet për 4,25 milion të zhvendosur përbrenda vendit.

Artikulli paraprakRusia furnizon Sirinë me raketa
Artikulli vijuesBritani e Madhe: Krishterimi në rënie të lirë