Edhe Driton Çaushi merr rreshtim

Në zyrë të partisë më nuk po shkojnë. Disa kanë dhënë dorëheqje e disa për shkak të afërsisë me të dorëhequrit kanë vendosur të solidarizohen.

Bëhet fjalë për grupin “rebel” të Lëvizjes Vetëvendosje që nuk po pajtohen me kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të partisë.Ky grup i udhëhequr nga ish kryetar i VV-së, Visar Ymeri tashmë de facto duket i ndarë nga pjesa tjetër e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar.Lajmi.net ka siguruar një fotografi nga “mbledhja” e grupit anti-Albin Kurti sot në një lokal në Prishtinë.

Aty shihen pesë deputetë të VV-së në krye me Visar Ymerin. “Çuditërisht” aty është edhe Driton Çuashi që deri tash nuk kishte marrë anë.Në tavolinë janë edhe Aida Dërguti, Faton Topalli dhe Shqipe Pantina.

Mungojnë Dardan Sejdiu i dorëhequr, Fisnik Ismaili që është në prag të largimit dhe Shpend Ahmeti, i cili deri më tash është “ruajtur” për të mos u deklaruar se cilit kamp i takon.

 

Artikulli paraprakShqipe Pantina dorëheqja e rradhës
Artikulli vijuesKjo është helmeta e së ardhmes (Video)