Edhe hoxhë edhe ”terrorist”, përsëri djali më i dashur në qytet!!!

Enes Limani

Çuditërisht këtë pyetje ma bëri ”miku”i fëmijërisë që kisha kohë pa e parë. Ai(miku)kishte bërë karrierë të suksesshme në shumë drejtime, punonte nëpër vende të ndryshme shtetërore si funksionarë, por edhe në shumë universitete qofshin ato private ose publike, bile çuditëm se si, i arrin gjithë këto punë me një fjalë ishte bëre ”supremen”, por me gjithë këto arritje i pengonte shumë pse unë isha përsëri djali(hoxha)më i dashur i qytetit dhe ai nuk e posedonte këtë privilegj me gjithë arritjet e tija.

Unë qesha dhe e përqafova thashë sot nuk po të përgjigjem se po dua me çmallë me ty miku im.
Përgjigja është sot për mikun tim të dashur:
Miku im, mua më duan i gjithë qyteti se ma njohin historinë familjare babe e babagjyshë i kanë qëndruar afër këtij populli edhe atëherë kur gjyshin tim Hoxhë, udebashët e kanë persekutuar, edhe atëherë kur gjyshja ime nga komunistët ka lindur hallën time në burg që i vetmi faj ka qen mbulesa, edhe atëherë kur babën tim e kanë rrahur vetëm pse ka qen bir i hoxhës etj.
Populli im me do miku im se e njeh historinë edhe sakrificën e shumë hoxhallarëve nëpër histori duke filluar nga Lidhja e Prizrenit e cila u mbajt në xhamin e Bajraklisë, dhe ju si historian thatë se u mbajt ne atë shtëpinë e vogël, populli e di sakrificën e Hoxhe Ymer Prizrenit, Mulla Idriz Gjilanit, rilindëseve të shumtë, pjesëmarrës që ishin shumë hoxhallarëve në luftën e fundit dhe sakrifikimin e tyre me jetë!
Miku im, më duan populli sepse unë u qëndroj afër në gëzime e hidhërime, i ngushëlloj me fjalët me të urta dhe sado pak ua lehtësoj dhimbjen.
Çuditërisht mua me do edhe prindi yt, sepse i njeh sjelljet e mia sepse më sheh pesë herë ne ditë dhe ia them fjalët q[ ti si djalë i tij nuk mundë të ia thuash sepse je dhënë mbas dynjasë. Asnjëherë dikujt nuk i kam bërë asnjë të keqe as unë dhe as paraardhësit e mi, sepse shtëpitë e hoxhallarëve dhe të besimtarëve te devotshëm kanë themel, ahh mu kujtua një herë të kam rrahur kur kemi qenë të vegjël.
E më e çuditshme bëhet puna kur edhe djali yt vije në xhamin time e falet mbas meje ndoshta edhe fshehurazi nga ti merr mësim prej meje dhe me respekton sepse unë e mësoj për të dashur ty, e mësoj për drejtësi, e mësoj që mos të urren askënd dhe ti do të gjithë!
Miku im, më duan populli sepse unë asnjëherë nuk kam shpifur për ju, asnjëherë nuk kam gënjyer për ju, asnjëherë nuk iu kam bërë dëm juve, ndërsa ju po, mua me fyet, më shatë, më etiketuat, më shtypët, vajzës sime ia larguat mbulesën, profesorët e mi i burgosët, më përcillni ç’do hap që e bëj, më fyeni fenë time, shkruani kundër meje, e poshtëroni xhematin tim, e si mendoni ju a thua populli nuk i di gjithë këto!!!
Me duan miku im se unë e lartësoj fjalën e Allahut xh.sh dhe thirri në bashkim kombëtar,ndërsa ju nuk guxoni nga Eulexi as me përmend, më duan se unë flas kundër LGBT-së ndërsa ti i promovon ata, më duan se unë flas kundër drogës, alkoolit, kundër prostitucionit, kundër fajdesë, kundër hajnisë, flas në ndihmë të fukarasë, të jetimeve,të dëshmoreve, thërras në tolerancë,në dashuri. Miku im, unë bëj lutje që ju te drejtoheni në rrugë të drejtë të Zotit të Madhërishëm.
Miku im, më duan populli edhe atëherë kur ti dhe miqtë e tu me quajtët terroristë, thirret që tëe braktisin fenë masovikishtë, thatë se financohem nga qarqe te dyshimta… Por populli përsëri me do sepse e dinë se asnjëra nga këto nuk është e vërtetë! E ju fatmirësisht pa dashjen tuaj neve vetëm na e rritet famën më shumë.
Po të pyes a thua cili është hapi juaj djallëzor?
A mos ndoshta ke vendosur të më burgosësh apo ndoshta do të mundohesh të me turpërosh në masë apo ndoshta të më shkatërrosh familjen?
Po të këshilloj se cilën nga këto ta bësh vetëm se më ke bërë nder ”sepse edhe sikur diellin të ma vësh në krahun e djathtë dhe hënën në të majtë unë nuk largohem nga kjo rrugë”. E ti,ti do të mbesësh i turpëruar. Me mua ose pa mua fjala e Allahut xh.sh. nuk ndalet, vetëm se do të me bësh hero në mesin e popullit, e biri im do të jetë krenar për mua sikur unë që jam krenar për gjyshin tim.
Mos harro miku im se jeta është e çuditshme ndoshta një ditë do të vish edhe ti të falësh mbrapa meje si shumë ish komunistë, unë kurrë nuk do të i tregoj bëmat e tua sepse vendi ku unë rri është vendi i faljes, e i pendesës, vendi i atyre që janë ndryshe nga ku je mësuar ti, ndoshta jeta të sjell që unë ta pastroj kufomën tënde atëherë kur fëmijët e tu frikësohen të afrohen dhe nipi yt do ta sheh gjithë këtë procedurë e në të pamën tënde unë do të i them fjalët me të bukura për ty e djali yt në veten e tij do te me vlerësoj mua dhe ty, sepse na ka njohur te dyve.
Me vjen keq miku im por lufta juaj është e humbur që ne fillim ashtu siç ishte e gjithë kundërshtarëve të kësaj feje.
“Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut(Islamin)me gojët e tyre. Por Allahu do ta përmbush dritën e Tij edhe pse mosbesimtaret e urrejnë (atë).” [Kuran]

Artikulli paraprakShërbimet sekrete britanike: Shqiptarët kontrrollojnë trafikun e drogës
Artikulli vijuesMarrakeshi dhe të drejtat e njeriut