New York, 10 prill – Kur flasim për iPhone dhe për produkte të tjera nga Apple dihet se kush është numër një dhe pikë, është faqja iPhone-SHQ dhe stafi i saj që po punojnë shumë që iPhone të jetë sadopak shqiptarë dhe të dijë edhe ai gjuhën tonë të bukur. Po pra djemat e iPhone-SHQ kanë punuar shumë dhe tani kanë një befasi për ju përdorues të iPhone.
Ardit Krasniqi (ArditK) dhe Taulant Bytyqi (TaulantB) kanë përgaditur gjuhën shqipe për iPhone, e cila punon në iOS 5.0.1 dhe iOS 5.1 në versionin Beta.
iPhone-SHQ kanë arritur të përkthejnë në gjuhën shqipe edhe aplikacionin më popullor në botë për iPhone të quajtur Cydia, e gjithashtu edhe aplikacionin për shkarkim falas Installous, tërësisht në gjuhën shqipe.
Pos këtyre, ata kanë hapur edhe repositorin e tyre në Cydia, tek i cili ju mund të gjeni wallpapers, tweaks, aplikacione dhe gjëra të tjera rregulluese për iPhonen tuaj.
Mënyra e instalimit:
1. Hapim Cydian, shkojmë Manage – Sources – Edit – Add.
2. Shtojmë repositorin http://repo.iphone-shq.com
3. Pas shtimit, shkojmë tek Search.
4. Kërkojmë “Gjuha Shqipe per iOS“
5. Instalojeni dhe pastaj bëjeni respring pajisjen tuaj.
Nëse gjuha juaj standarde nuk është gjuha angleze atëherë shkoni Settings – General – Internacional – Language dhe zgjedheni English pastaj iPhone juaj do të përkthehet në Gjuhën Shqipe.
You Might also Like
Vjen modeli i ri Mac Pro
Mac Pro , kompjuteri i tavolinës më i ri nga gjiganti amerikan i elektronikës Apple,…
By
Redaksia
1 Min Read
Shitjet e para të iPhone 5 tani duke ardhur nga Kina
Konsumatorët të cilët ishin në mesin e të parëve që porositën iPhone 5 nga Apple…
By
Redaksia
1 Min Read
Deri në vitin 2035 robotët pritet të marrin gjysmën e punëve
Analistët e të dhënave në Research Institute Nomura (NRI), të udhëhequr nga studiuesi Yumi Wakao,…
By
Redaksia
1 Min Read
Galaxy S7 më i lirë se S6
Nëse jeni duke kërkuar të blini një telefon të ri, atëherë duhet të prisni edhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Sa i sigurtë është informacioni në internet?
Nxjerrja e sekreteve shtetërore nga ish-kontraktori i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare Edward Snowden vë në…
By
Redaksia
4 Min Read
iPhone 7 me bateri 14 për qind më të madhe se iPhone 6S
Me afrimin e muajit shtator, kur pritet lansimi i iPhone 7, thuhet janë zbuluar detajet…
By
Redaksia
0 Min Read
