EDHE KATËR KILOMETRA AUTOSTRADË

Është bërë përurimi i segmentit D4 të autostradës “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht segmenti nga Suhareka deri në Duhël me gjatësi katër kilometra. Përurimi i këtij segmenti u bë nga kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Infrastrukturës, Fehmni Mujota.

Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast tha se kjo është një ditë e veçantë ngase sipas tij Kosova duke ndërtuar infrastrukturën, po e lehtëson rrugën drejt integrimeve euroatlantike. “Kur e filluam këtë projekt ishte vetëm një ëndërr dhe tani po bëhet realitet në shtetin e Kosovës. Kjo po bëhet falë punës së institucioneve të Kosovës, dhe Qeveria do t’i kryej të gjitha obligimet për përfundimin e plotë të autostradës dhe në afatin e paraparë”, theksoi kryeministri Thaçi.

Me këtë rast, edhe ministri Fehmi Mujota tha se kjo është një ditë e rëndësishme “pasi po lëshohet në qarkullim katër kilometrat e autostradës apo rrugës së kombit Ibrahim Rugova”. Ai konfirmoi me këtë rast se këtë vit do të përfundojnë të 60 km e autostradës. Deri në vjeshtë pritet të përfundojë segmenti deri në Orllat.

Ministri Mujota gjithashtu tha se do të nisë edhe autostrada në drejtim të Hanit të Elezit.kohaislame

Artikulli paraprakVAZHDON LOBIMIN NË AFRIKË
Artikulli vijuesDIPLOMOI GJENERATA E 43 E POLICISË SË KOSOVËS