Policia ka vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë në Dibër ku babai përdhunoi vajzën e tij 15 vjeçare.
Efektivë të saj kanë marrë dëshmi të tjera në fshatin Përgjegje për 46vjeçarin Guri Përgjegji.
Burime pranë Prokurorisë Dibër thanë se do të kërkojnë burg pa afat për monstën e Dibrës. Sakaq, mësohet se është larguar nga banesa. Përgjegji përveç vajzës së përdhunuar nga babai, edhe njerka e saj me djalin.
Ajo ka shkuar te shtëpia e babait të saj, Shpetim Nesimi i cili foli per mediat dhe tha se vajza e tij i kishte kuptuar veprimet e cuditshme te burrit me thjeshtren e saj.
Teksa vajza me vëllanë e mitur ka shkuar të kushërinjtë e të atit monstër. Pas përdhunimit 15 vjecarja nuk e kishte dot ndihmën e psikologut.
Nëna e vajzës ka vdekur disa vjet më parë në aksident dhe tani ajo mbetet pa të dy prindërit kujdestarë. Strehimi i te miturve te njerezit e te atit eshte i perkohshem.