Brukseli kërkon ndalimin e "Agimit të Artë"

Këshilli i Europës mendon të propozojë që partise naziste greke “Agimi i Arte” t’i ndalohet përfaqesimi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.

Ka qene kjo nje nga deklaratat me te rendesishme te bera nga komisioneri per te Drejtat e Njeriut ne Keshillin e Europes Nils Muižnieks ne fund te vizites se tij peseditore ne Greqi.

Kjo parti eshte nje kercenim i vertete per demokracine greke eshte nje parti naziste qe ve ne rrezik imazhin e Greqise dhe mendojme ta shpallim ate te jashteligjshme ka deklaruar ai para dhjetera gazetareve greke ne nje konference shtypi.

Sipas tij Greqia rrezikohet jo vetem nga retorikat naziste te kesaj partie, por edhe nga lidhjet e qindra oficereve ne radhet e policise greke, me kete parti qe perben nje turp per nje demokraci europiane.

Dhuna raciste eshte një kërcënim real për demokracinë në Greqi dhe mosndeshkimi për numrin në rritje të krimeve raciste në vend duhet të përfundojë. Policia, prokurorët dhe gjykatat duhet të njihen plotësisht dhe të bejne me te efektshem legjislacionin ekzistues anti-racist, duke përfshirë Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racial qe Greqia është e detyruar te zbatoje ka deklaruar Nils Muižnieks.

Vetem ne dy muajt e fundit te vitit te kaluar më shumë se 200 sulme raciste jane regjistruar nga UNHCR-ja dhe Komisioni Kombëtar për të Drejtat e Njeriut dhe kjo eshte vetem maja e ajsbergut, kane paralajmeruar keto organizata.

Keshilli Europian ka mirepritur themelimin e 70 njësive policore anti-raciste dhe emërimin e një prokurori të posaçëm në Athinë për keto raste. Por keto masa duhet te nderthuren me iniciativa të tilla si integrimi i emigrantëve ne jeten e vendit ,nxitja tyre dhe sidomos e femijeve te tyre qe jane arsimuar ne Greqi, per te marre pjese ne jeten politike te vendit.

Sondazhet e fundit tregojne se Agimi i Arte eshte bere forca e trete politike ne vend duke pasur 10% te preferences se grekeve,por sipas analisteve shkak per kete rritje nuk eshte vetem kriza ekonomike, por kryesisht dobësia e partive në pushtet.

Midis retorikave naziste te kesaj partie per emigrantet, nje vend te rendesishem zene edhe pozicionimet teper fyese te anetareve te saj per emigrantet shqiptare, si dhe pikepamjet per kufijte e Shqiperise. (TCH/kohaislame

Artikulli paraprakDëmtohen varrezat e shqiptarëve në Bujanoc
Artikulli vijues8 arsyet pse duhet të mbyllet llogaria e juaj Facebook