Lideri budist rrëfehet në një intervistë në CNN.
“A jeni tunduar ndonjëherë nga femrat?”. ”Oh, sigurisht, ndonjëherë ndodh të shoh ndonjë dhe të mendoj: oh, qenka vërtetë e këndshme”. Kështu është përgjigjur Dalai Lama, gjatë një interviste në “Piers Morgan Tonight”, program që transmetohet në rrjetin televiziv Cnn.
Dalai Lama ka rrëfyer se ndonëse njihet si “simboli i dëlirësisë” për budistët, ndonjëherë është tunduar nga bukuria femërore. “Por më pas mendoj, kjo është një punë e vërtetë, ka shumë probleme”, ka shtuar menjëherë lideri budist i Tibetit. Më pas, seriozisht ka saktësuar: ”Edhe në ëndërr, nëse shikoj një grua, imagjinoj se jam një monark. Unë nuk kam ëndërruar kurrë se jam Dalai Lama, por kujtoj gjithmonë se jam një monark”.
Gjatë intervistës, fituesi i çmimit Nobel për Paqen në vitin 1989, ka hapur një dritare mbi jetën e tij private duke rrëfyer se nuk shikon filma, nuk dëgjon muzikë, nuk ka përdorur kurrë drogë dhe pije alkoolike.