“Duhet të arrihet në mënyrë urgjente një marrëveshje për krizën e refugjatëve”

BRUKSEL (AA) – Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, në lidhje me samitin që do mbahet ditën e nesërme mes Bashkimit Europian dhe Turqisë ka pohuar se duhet të ketë një dakordësi me Turqinë dhe shprehet se shpreson që kjo marrëveshje të jetë në përputhje me ligjet ndërkombëtare. “Një marrëveshje që BE-ja do të nënshkruajë me Turqinë duhet të jetë në përputhje me rregullat dhe rregulloret, me ligjet ndërkombëtare, me Këshillin Evropian, me Deklaratën e Gjenevës dhe me të drejtat e njeriut”- u shpreh Schulz, raporton Anadolu Agency (AA).

Schulz në një deklaratë për gazetarët tha se duhet të arrihet në mënyrë urgjente një marrëveshje për çështjen e krizës së refugjatëve dhe sipas tij, nëse kjo zbatohet ashtu siç kërkohet do të mund të eliminohen trafikantët.

Presidenti i Parlamentit Europian ka theksuar ndër të tjera se përcaktimi i identitetit në mënyrë të rregullt për refugjatët dhe më pas rivendosja e menjëhershme e tyre do të jetë më e mirë se marrëveshja me trafikantët.

Duke vënë në dukje se vendet anëtare nuk kanë marrë rol në shpërndarjen e refugjatëve dhe se nuk kanë bashkëpunuar me Turqinë Schulz ka theksuar se për këtë arsye shpresojnë që të arrijnë marrëveshje me Turqinë. “Duhet të kemi dakordësi me Turqinë dhe shpresoj që kjo marrëveshje të jetë në përputhje me ligjet ndërkombëtare. Një marrëveshje që BE-ja do të nënshkruajë me Turqinë duhet të jetë në përputhje me rregullat dhe rregulloret, me ligjet ndërkombëtare, me Këshillin Evropian, me Deklaratën e Gjenevës dhe me të drejtat e njeriut”0 u shpreh kreu i PE-së.

Propozimet që Turqia ka paraqitur më 7 mars dhe të cilat do të sjellin zgjidhje rrënjësore për krizën e refugjatëve, ku do ta forcojnë bashkëpunimin mes BE-së dhe Turqisë po diskutohen ditën e sotme nga liderët e BE-së. Marrëveshja që do të arrijnë liderët do të diskutohet ditën e nesërme në Samitin Turqi-BE, ku do të marrë pjesë kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

Artikulli paraprakKoreja e Veriut shkrepi dy raketa balistike
Artikulli vijuesEdhe kryemurgu “i tredhur” Dalai Lama tundohet nga femrat