Edhe Messi sikur Ronaldo, bëhet me statujë dylli

Sot është zbuluar statuja e dyllit të sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, në muzeun Madame Tussauds në New York.
Statuja e paraqet yllin argjentinas në aksion për vendin e tij gjatë Kampionatit Botëror në Brazil që u mbajt verën e kaluar.
 
U deshën katër muaj që të kompletohet statuja dhe më shumë se 250 masa janë marrë, duke përdorur fotografi dhe video, në mënyrë që ta krijojnë një kopje sa më të mirë të Messit.
 
Ky muze e kishte krijuar një statujë të tillë për Cristiano Ronaldon në verën e vitit 2013. /Telegrafi/ 
Artikulli paraprakZvicra u kërkon tre shqiptarëve të ndërrojnë skuadrat
Artikulli vijuesTifozët pejanë: Stavileci po e shfrytëzon pozitën e Ministrit tek KB Prishtina