Edhe në qumështin gjerman u gjetën substanca toksike vdekjeprurëse

Ministria e Mjedisit e bundeslandit Nord Rhein-Westphalen njoftoi se në disa ferma të këtij rajoni të Gjermanisë në qumësht u zbuluan substanca toksike – të ashtuquajturat aflatoxins, të prodhuara nga kërpudhat mikroskopike.

Në një nga fabrikat e qumështit në zonën e Hochsauerlandkreis përmbajtja e këtyre substancave në qumësht, të cilat shkaktojnë sëmundje onkologjike, e tejkalonte dy herë normën e lejuar. Aktualisht po verifikohet ka dalë apo jo në treg sasia e infektuar e qumështit. Furnizimi me qumësht është ndaluar përkohësisht.

Artikulli paraprakQë nga paslufta kanë dalë 416 doktorë shkencash
Artikulli vijuesElektriciteti mund te jete burim i fuqishem i i zjarrit.