Edhe nga LDK-ja ka mbështetje për Projektligjin për lirinë fetare

1 Min Read

Deputetja Lirie Kajtazi  nga LDK-ja, duke folur rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për liri fetare, deklaroi se Kosova do të respektojë bashkësitë dhe komunitete fetare, dhe të sigurojë që të gjitha grupet e regjistruara të jenë të barabarta para ligjit dhe shtetit.

Ajo tha se Projektligji në fjalë do të qartësojë kriteret për regjistrim, qartësimi i nenit 4.3 që rregullon se si bashkësitë kanë të drejtë të themelojnë institucioneve të ndryshme edukative-arsimore.

Kajtazi tha se për shkak të ndjeshmërisë Ligji duhet të përcaktojë qartë mënyrën e aktiviteteve këtyre institucioneve edukative-arsimore.

Ajo theksoi se personi që aplikon për bashkësi fetare duhet të jetë shtetas i Kosovës, raporton KP. “Të gjitha bashkësive fetare duhet t’iu ofrohet e drejta për mbrojtje me Kushtetutë, por pa privilegjuar asnjëri prej tyre”, tha deputetja Kajtazi, duke shtuar se GP i LDK-së e mbështet ligjin për liri fetare.

TAGGED:
Share This Article