Edhe portieri armen flet për kurdisjen e ndeshjes me Shqipërinë

Portieri i Armenisë, Gevorg Kasparov ka hedhur poshtë të gjithë aludimet e mediave serbe (me shtytjen e disa mediave të Tiranës), për kurdisjen e ndeshjes Armeni-Shqipëri.
Ai ka folur për “armtimes.com”, duke deklaruar se nuk ka ndeshje të kurdisur, por thjesht një problem mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Ka zëra që komentojnë në lidhje me këtë çështje duke hedhur akuza të pakuptimta, por nuk ka asgjë të vërtetë. Një gjë e tillë është bërë objekt mediatik dhe mediat online, si shqiptare edhe ato serbe kanë nisur një ‘luftë’ mes tyre. Duket qartë se ata kanë probleme me njëri-tjetrin dhe na kanë vënë ne në mes. Kjo është një gjë pa kuptim dhe unë nuk kam çfarë t’ju them më”, tha Kasparov, transmeton javanews.

Më tej Kasparov shton se “takimi nisi shumë keq për Kombëtaren tonë dhe mua më dukej sikur pas çdo gabimi të vogël që bënim mund të ndëshkoheshim. Është e vërtetë që kemi pësuar tre gola dhe janë shumë, por nuk duhet të harrojmë se edhe ndaj Francës kemi pësuar katër të tillë, pra në dy ndeshjet e fundit kemi pësuar shtatë gola dhe kjo nuk është ndonjë gjë e çuditshme”, vijoi futbollisti.

Artikulli paraprakNdërpritet përfundimisht seanca
Artikulli vijuesLojën e kujt e luajti sistemi i drejtësisë që dha urdhër gojor për ndalimin e Kurtit?