Parlamenti turk fillon debatin mbi ndryshimet kushtetuese

0
293
ANKARA, TURKEY - JULY 21: Turkish President Recep Tayyip Erdogan delivers a speech during a press conference after the National Security Council and Cabinet meetings at the Presidential Complex in Ankara, Turkey on July 21, 2016. (Photo by Kayhan Ozer/Anadolu Agency/Getty Images)

Parlamenti turk ka nisur të debatojë rreth ndryshimeve kushtetuese, ndryshime të cilat priten të rrisin fuqinë e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke e lejuar gjithashtu atë që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2029.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Erdogan, figura dominuese në politikën turke për 14 vjet, ishte kryeministër që nga viti 2003 deri në vitin 2014.
Atë vit, në pamundësi për të kërkuar edhe një mandat në këtë detyrë, ai kandidoi për president, duke u zotuar për të forcuar pushtetin e asaj që ka qenë kryesisht një punë ceremoniale. Ai fitoi lehtësisht.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit në pushtet, e njohur me inicialet AKP, dhe Partia Nacionaliste, e cila është formalisht në opozitë, por mbështet propozimin kushtetues, besohet të kenë numrin e votave të mjaftueshme – të paktën 330 nga 550 – për të kaluar ndryshimet.
Paketa më pas do të dorëzohej në një referendum kombëtar në pranverë. Kushtetuta nuk është ndryshuar që nga viti 2010.
Erdogan ka argumentuar vazhdimisht se Turqia ka nevojë për një sistem presidencial, si në Shtetet e Bashkuara apo Franca, për të shmangur një nga qeveritë e dobëta të koalicionit dhe për të shmangur atë që ai e përshkruan kërcënim ekzistencial për kombin.
Nëse këto ndryshime aprovohen, legjislacioni do të hyjë në fuqi në vitin 2019 dhe do të lejojë Erdoganin për të shërbyer dy mandate tjera pesë-vjeçare si president.
“Ky do të jetë fillimi i një epoke të re”, kishte thënë Erdogan në një tubim muajin e kaluar, pasi ligji ishte dorëzuar në parlament./kumti.com