Persona të pa njohur në veri lëvizin me armë në brez

Bllokimi, i misionit evropian, EULEX, të shtënat me armë në drejtim të pjesëtarëve të NATO-së, lëvizja e personave të panjohur në veri të Mitrovicës me armë në brez si dhe rrahja e banorëve shqiptarë të veriut janë disa nga shqetësimet që kanë karakterizuar këtë jave në veriun e Kosovës. Të gjitha këto janë thënë të hënë në takimin e Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës, njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Mitrovica.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala ka pohuar se këtë javë situata e sigurisë ka vazhduar të jetë e tensionuar pas incidenteve që kanë ndodhur në veri. Sipas tij grupet të organizuar serbësh me shkopinj bejsbolli janë duke rrahur banorët shqiptarë të asaj pjese të cilët mësyjnë kthimin në shtëpi e tyre në veriun e Mitrovicës. Ky grup serbësh është i vendosur në rrugën e Suhodollit në ndërtesën që e kanë ndërtuar strukturat paralele të Serbisë, ndërsa shkopinjtë e bejsbollit i lënë në një autolarje pranë. Në veriun e Mitrovicë, ditëve të fundit janë duke u parë edhe grupe të serbëve të cilët lëvizin lirshëm me armë në brez. Lëvizja e këtyre personave të ardhur nga Serbia po shkakton tensione dhe shqetësim tek banorët jo serbë asaj pjesë të qyteti ka pohuar Bala./koha/kohaislame

Artikulli paraprakMaqedoni,18.500 fëmijë nuk shkojnë në shkollë
Artikulli vijuesBujar Nishani më 30-31 gusht viziton Kosovën