Sot qytetarët e Pejës do të protestojnë kundër deklaratave fyese të zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksander Jabllanoviq, drejtuar qytetarëve të Gjakovës. Po ashtu, një aktivitet do ta organizojnë edhe shoqatat e të pagjeturve. Aktiviteti i shoqatave të të pagjeturve do të organizohet pranë Ministrisë së Kthimit në Fushë Kosovë, dhe do të përkrahet edhe nga studentët. Protesta do të vazhdojë edhe nesër në Gjakovë, qytetarët e së cilës, Jabllanoviq i quajti “egërsira”. Ndërkohë, dje studentët e Universitetit të Prishtinës kanë vendosur në rrethojat e objektit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në Fushë Kosovë, mbishkrimet “Kosova nuk është Metohi, nuk është Serbi, Kosova është Republikë”. Ata kërkuan nga kryeministri Isa Mustafa, shkarkimin e Jabllanoviqit. Studentët dolën me një aktivitet simbolik duke vendosur edhe fotografi të gjenocidit në rrethojat e ministrisë. Në këtë mënyrë, ata duan të ia rikujtojnë Jabllanoviqit, masakrat që Serbia i bëri gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Telegrafi/
You Might also Like
Krasniqi kundër Haradinaj si kryeministër
Një nga zërat e vetëm që bën kritikë në institucione dhe për partinë ku bën…
By
1 Min Read
Për tre muaj u shuan 727 biznese
Bizneset në vend nuk po e shohin Kosovën më si vend atraktiv për të bërë…
By
5 Min Read
Qeveria miraton Projektligjin për liritë fetare në Kosovë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për liritë fetare në Kosovë.…
By
1 Min Read
Fillon sot patrullimi dhe inspektimi i përbashkët në Rrugën e Kombit
Nis sot inspektimi i përbashkët nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa i Shqipërisë…
By
1 Min Read
Ylli Hoxha:Me Gjykaten Speciale vdes aspirata e Kosovës që të bëhet shtet ligjor
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje! Ylli Hoxha ka komentuar çështjen më të përfoluar të kohëve të…
By
1 Min Read
Gërmimet për varrezë masive në kampusin e UP-së, javën e ardhshme
Në kampusin universitar të Universitetit të Prishtinës të mërkurën e ardhshme do të fillojnë gërmimet…
By
1 Min Read
