…Historia duhet të korrigjohet, pastaj të rishkruhet. Për shembull: A e dinë shqiptaret historinë e shovinizmit serbo, greko malazez mbi ata dhe territoret e tyre? Nuk e dine. Ata nuk e dinë se cili është vendimi që Ulqini ju aneksua Malit të Zi, ata nuk e dinë se ku është vendimi që 19 mije kilometra katrore ju dhanë Serbisë në 1913. Ata nuk e dinë që këtë sipërfaqe, Edwards Grey e konsideroi me përbuzje: disa fshatra shqiptare. Ata nuk e dinë qe Selaniku në 1913 kishte 75 mijë hebrenj, 25 mijë grekë dhe 12 mijë shqiptare, ata nuk e dinë se si i shfarosi shovinizmi grek, hebrenjtë dhe shqiptarët, ata nuk e dinë që Edwards Grey deklaron në kujtimet e tij se nuk morën asnjë vendim për trojet shqiptare, ata nuk e dinë që Pol Kambon deklaron në kujtimet e tij në 1913 se Kufijtë e Shqipërisë janë dhe do të mbeten problemi më i madh i pazgjidhur, ata nuk e dinë që Ahmet Zogu nuk u njoh si mbret në vitin 1940 kur shkoi në Londër, sepse zemërohej mbreti i Jugosllavisë Peter dhe ai i Greqisë Jorgo që ishin në Londër së bashku me qeveritë e tyre në mërgim dhe që ju ishte premtuar ndarja e Shqipërisë pas lufte, deri në Shkumbin – Greqia dhe pjesën tjetër – Jugosllavia. Ata nuk e dinë se Lufta e Dytë Botërore filloi në 7 prill 1939 kur u pushtua Shqipëria dhe jo në 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia. Ata nuk e dinë që në Jaltë nuk u diskutua fare për Shqipërinë, sepse ishte vendosur të fshihej nga harta e Evropës. Ata nuk i dinë dy referatet e Çubrillovicit, të 1937 dhe 3 nëntor 1944 mbi shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës qoftë edhe me Ushtri. Ata nuk e dinë se vendimet e Konferencës së Potsdamit e detyrojnë Greqinë të lejojë shqiptarët të kthehen në trojet e tyre në Çamëri. Ata nuk e dinë se çfare copëtimi barbar i ka bërë Diktatura shoviniste e fqinjëve e mbështetur nga disa fuqi të mëdha evropiane, kombit dhe trojeve shqiptare etj etj. Por as politikanët e tyre shqiptare, as akademitë e tyre servile ndaj politikanëve, as profesorët e të drejtës ndërkombëtare po kaq servile ndaj tyre nuk do tua thonë. Pse? Sepse kane frikë nga disa të huaj që gjoja sot i kemi aleatë, apo se gjoja na prishet fqinjësia e mirë. Ndërsa të huajt demokratë të pas viteve 90-te, i pohojnë vetë këto barbari dhe padrejtësi, siç bëri i madhi Robin Kuk, që deklaroi para deputetëve britanikë se ne duhet të riparojmë të gjitha padrejtësitë ndaj kombit shqiptar. Dhe riparim do të thotë, korrigjim i historisë, do të thotë Shqipëri Natyrale. Vetëm pas kësaj historia mund të rishkruhet. Disa politikanë shqiptarë jetojnë me shpresë se shqiptarët po globalizohen, kur po ndodh e kundërta, shqiptarët po shqiptarizohen jo në mënyrë folklorike, por evropeiste. Thelbi i këtij evropeizmi, është Shqipëria Natyrale… Koço Danaj
You Might also Like
Data e vdekjes së njerëzve të mëdhej të Islamit pas Muhamedit alejhi-selam
Data e vdekjes së njerëzve të mëdhej të Islamit pas Muhamedit alejhi-selam:sipas kalendarit HIXHRI(2015-1436) Ebu…
By
Redaksia
2 Min Read
Shtëpia e Bardhë ua heq kodin sekret tri dokumenteve për Kosovën
Uashington, Prishtinë, 8 janar 2014 – Shtëpia e Bardhë në Washington ka deklasifikuar tri dokumente…
By
Redaksia
8 Min Read
Historia e xhamisë së parë në SHBA
Banoret e pare mysliman nga Perandoria Osmane kane ardhur ne SHBA ne vitin 1909, dhe…
By
Redaksia
3 Min Read
Minberi i parë i ngritur në xhami, pas minberit të Pejgamberit (Alejhi Selam).
Nga shënimet e historisë mësojmë se minberi i parë i ndërtuar në xhami, pas minberit…
By
Redaksia
1 Min Read
Islamofobia në Francë: 80% e sulmeve anti-muslimane kryhen ndaj femrave
80 përqind e sulmeve anti-muslimane të cilat ndodhin në Francë janë të kryera ndaj femrave…
By
Redaksia
4 Min Read
FLIRTI DHE TRADHTIA BASHKËSHORTORE
Umeti mysliman po kalon nëpër një periudhë të prapambetjes bashkëkohore e shoqëruar me një prapambetje…
By
Redaksia
50 Min Read
