Babai biologjik i Steve Jobs ishte Sirian, dhe kishte emigruar në SHBA në vitin 1950.
Bota ende vazhdon të mbetet në shok nga fotografia e fëmijës Sirian i cili ishte fundosur në det përderisa së bashku me familjen e tij ishin larguar nga Siria e cila është shëndrruar e tëra në një ferr të vërtetë si shkak i luftës që është duke ndodhur atje. Dhe në gjithë atë që u tha dhe u shpërnda në internet, një imazh i publikuar nga një ekspert i teknologjisë dhe biznesmen i cili jeton në Zvicër, imazhi është një fotografi e Steve Jobs dhe e titulluar ‘Fëmija i një emigranti Sirian’.
“Pasi pashë imazhet e vogëlushit Aylan, isha i shokuar dhe nuk munda të qëndroj pa bërë asnjë veprim” tha ai për mediat të cilat intervistuan atë. “Nuk mund as t’a shikoja aq mirë atë imazh të Aylanit, sepse kam dy fëmijë të vegjël, dhe vetëm mendoja se edhe ata mund të ishin në vendin e tij, është e tmerrshme.”
Babai biologjik i Steve Jobs, është Abdul Fattah Jandali, një emigrant sirian nga Homsi i cili kishte emigruar në rininë e tij në SHBA.