Ministrja pa portofol e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, duke theksuar se Turqia mbështet përparimin e vendit të saj, u shpreh se gjithmonë dëshirojnë të zhvillojnë miqësinë me Turqinë. Tahiri ka vizituar në zyrën e tij kryetarin e bashkisë së Edirnesë, Rexhep Gyrkan.
Kryetari i bashkisë së Edirnesë, Gürkan u shpreh se Kosova është një vend shumë i rëndësishëm dhe me kuptim për Turqinë.
Gyrkan duke vënë në dukje se Republika e Turqisë e ndjen si një vend vëlla Kosovën, ndër të tjera tha se: “Kosova është vendi ynë. Ende sot shumë prej nesh i kanë rrënjët nga ai vend. Ne si njerëz të Ballkanit dhe Rumelisë që të gjithë kemi marrëdhënie me një vend të Ballkanit. Përtej kësaj kemi një lumturi të madhe që ndodhemi së bashku në këtë kulturë dhe pozitë gjeografike”.
Ndërsa ministrja Tahiri duke shprehur kënaqësinë për vizitën në qytetin Edirne , u shpreh se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë shumë të mira. Ajo theksoi se: “Turqia mbështet përparimin e Kosovës. Pavarësinë, lirinë e kemi marrë me shumë vështirësi, por tani jemi duke punuar mirë. Ne gjithmonë dëshirojmë të zhvillojmë miqësinë tonë me Turqinë”.
Pas fjalimeve kryetari i bashkisë Gürkan i ka dhuruar ministres Tahiri një vepër artistike e punuar me dorë e cila unifikon qytetin Edirne e quajtur “Edirnekari”.