Eduard Kukan: Droga, një problem gjigant për Shqipërinë

0
169

Eurodeputeti Eduard Kukan e cilëson drogën një problem gjigant për Shqipërinë.

Në një intervistë për gazetaren Erisa Zykaj, në Bruksel, Kukan shprehet se autoritetet duhet të tregohen të pamëshirshëm ndaj fenomeni të kultivimit dhe trafikimit të drogës, për të mos rrezikuar imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Eduard Kukan njëri prej dy ndërmjetësuesve të Parlamentit Europian të ligjit për dekriminalizimin, thotë se është koha për të finalizuar dhe zbatuar Reformën në drejtësi./tvklan