Luleshtrydhja është frut që ka shumë pak kalori por është një aleate e shkëlqyeshme për bukurinë dhe shëndetin e lëkurës.
Ajo pastron lëkurën me ndihmë të vitaminës C dhe A. Përmbajtja e saj e mban lëkurën e butë dhe të tendosur.
Preferohet që një herë ose dy herë një javë të vendosni disa luleshtrydhe në fytyrën tuaj, të bëni një maskë nga to, të cilën më pas do ta shpërlani së pari më ujë të vakët dhe pastaj me ujë të ftohtë.
Po ashtu luleshtrydhet janë të preferuara edhe për dhëmbët, pasi që ato heqin shtresat e mbledhura dhe dhëmbët i bëjnë më të bardhë.
Ky frut poashtu ka një efekt të mrekulleshëm në luftë kundër me celulitin. Vitamina A dhe C janë antioksidante dhe ato ngadalësojnë plakjen dhe humbjen e elasticitetit të indeve. Konsumimi i luleshtrydheve do ta përshpejtojë qarkullimin e gjakut.