Sipas një studimi më të fundit rezulton se një gotë me lëng qershie në mëngjes dhe në mbrëmje mund të ndihmojë njerëzit të flenë më mirë.
Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Louisiana-së në SHBA, në një studim të bërë kanë konstatuar se konsumimi i lëngut të qershisë dy herë në ditë për dy javë, i ka ndihmuar personat e përfshirë në studim në rritjen e kohës së fjetjes me 90 minuta, krahasuar me ata të cilët nuk kishin konsumuar lëng qershie.
“Lëngu i qershisë është një burim natyral i hormonit që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit”, tha bashkautori i studimit, Frank Greenëay. Këto rezultate u prezantuan në takimin vjetor të shoqërisë amerikane lidhur me ushqyerjen, në San Diego.