Egjipt, 12 policë të plagosur nga një sulm me bombë

Në një sulm me bombë ndaj një autobusi që trasportonte policë në veri të Egjiptit, në Sina 12 efektivë mbetën të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas informacioenve të marra nga forcat e sigurisë në vend thuhet se perosna të panjohur kanë sulmuar me një bombë të vendosur më parë në rrugë një autobus i cili trasportonte efektivë policie, në qytetin Sina në veri të Egjiptit. Nga shërthimi i bombës 12 efektivë kanë mbetur të palgosur. Ndërkohë shumë ambulanca kanë shkuar në vendgjarje nga ku kanë trasportuar të plagosurit drejt spitaleve më të afërta.
 
Nga ana tjetër “Vilajeti i Sina” një organizatë e cila njihet si përfaqësesja e DAESH në këtë rajon në një deklaratë në rrejtet sociale ka pretenduar se ka vrarë 18 efektivë policie në këtë sulm.
 
Ndërkohë ushtria dhe policia egjiptiane kanë ndërmarrë një operacion të gjërë kundër organizatës terroriste të cilën e emërtojnë si “terroristë tekfirxhinj” në të gjithë vendin.
Artikulli paraprakSergio Romero portieri i ri i Manchester United
Artikulli vijuesÇka thotë Muhamed Zekiri për fëlliqësirën Kelmendi?