TURQI, 10 POLICË TË PLAGOSUR NGA NJË SULMI ME BOMBË

Së paku 10 policë janë plagosur nga sulmi me bombë në pjesën lindore të Turqisë, ditën e shtunë. Oficerët ishin në autobusin policor afër qytetit Van.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por policia në këtë hapësirë ishte cak i sulmve nga luftëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, e vizitoi qytetin Van të premten dhe gjatë një fjalimi i ka përjashtuar negociatat me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PPK) dhe tha se forcat e sigurisë do të vazhdojnë të veprojnë kundër këtij grupi derisa ai të mos çarmatoset.

Poashtu dje, në qytetin Dijarbakir, policia është përleshur me protestuesit kurdë, që ishin tubuar në mbështetje të liderit të burgosur të PPK-së, Abdullah Oçallan.

Raportohet se afro 20 vetë ishin plagosur, përfshirë edhe një anëtar të Parlamentit të Turqisë nga Partia Demokratike për Paqe pro kurde.kohaislame

Artikulli paraprakALPE: KANË HUMBUR JETËN DY ALPINISTË
Artikulli vijuesOKB: NË SIRI PO VRITEN AKTIVISTËT E LËVIZJES KUNDËR ASAD