Egjipt: 61 të vdekur nga temperaturat e larta

0
142
Sipas të dhënave që kanë publikuar autoritete shëndetësore në Egjipt, këtë javë kanë humbur jetën 61 persona si pasojë e temperaturave të larta, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Të paktën 21 egjiptianë kanë vdekur si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin të martën, duke e rritur numrin e të vdekurve shkaktuar nga moti i nxehtë në 61. Numri i viktimave është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit.
 
Në një deklaratë, ministria ka konfirmuar se 10 persona kanë vdekur në kryeqytetin e vendit, Kajro, ndërkohë që viktima të tjera janë raportuar në krahina të ndryshme në të gjithë Egjiptin.
 
Agjencia Zyrtare Shtetërore për Motin ka njoftuar se vala e të nxehtit që ka përfshirë Egjiptin pritet të vazhdojë deri në mes të muajit gusht.