Egjipt: Forcat e sigurisë arrestojnë ish-kanditatin për president të lëvizjes selefite Hazim ebu Ismail

Kandidati presidencial i lëvizjes selefite  u arrestua (sonte) të premten me “akuzën” për nxitje të dhunës, kjo pasi mijëra e protestues besimtar marshuan nëpër Kajro për të protestuar kundër përmbysjes së presidentit Mohamed Morsi, thanë burimet e sigurisë.

Kandidati presidencial selefi Hazim Ebu Ismail u arrestua në shtëpinë e tij, thanë burimet, por nuk ka detaje të tjera ishin në dispozicion për momentin.

Ebu Ismail u skualifikua nga gara presidenciale  që solli Mursin në pushtet në qershor 2012, pas raporteve të rrejshme të Ministrisë së Brendshme se gjoja nëna e tij kishte mbajtur një pasaportë amerikane.

Sipas rregullave zgjedhore të Egjiptit, të dy prindërit e kandidatit duhet të jenë egjiptian dhe me pa dyshtetësi.

Ai më vonë fitoi këte çështje gjyqësore kundër Ministrisë së Brendshme në prill, pasi autoritetet nuk arritën të siguronin prova se nëna e tij mbante shtetësi të dyfishtë. Megjithëse kjo ishte vonë dhe pa ndonjë dobi, vetëm që nxjerri nivelin e ultë të qeverisë ushtarake të atëhershme, në kurthet e saja për të penguar liderët e mirë në kandidimin presidencial. Fatkeqësisht e njëjta qeveri tash rimorri pushtetin.

Ndër të tjera njoftohet se sot u ndalua në mbajtjen e hutbes së xhumase edhe dijetari i njohur Shejh Muhamed Hasan.

 

Artikulli paraprakVIDEO Homs, sulm masiv me armë kimike nga regjimi i Esedit
Artikulli vijuesEgjipt: Së paku 30 të vrarë dhe 1080 të plagosur gjatë të Premtes