Egjipt: Së paku 30 të vrarë dhe 1080 të plagosur gjatë të Premtes

Beteja se kush duhet ta udhëheqë vendin dhe se cila është qeveria që pasqyron vullnetin demokratik të popullit mund të përhapet në rrugë përsëri të shtunën.
Njëra anë është duke luftuar për rikthimin e presidentit të parë të zgjedhur me zgjedhje të lira në Egjiptit, Mohamed Mursi, të cilin ushtria e largoi me forcë nga zyra të mërkurën. Tjetra palë përshëndet lëvizjen ushtarake dhe po lufton për të mbajtur jashtë Mursin gjoja mbi akuzat se qeveria e tij është duke iu afruar sundimit autokratik.

Mijëra veta i kanë mbushur sheshet publike në mbarë vendin, në një kohë të përballjes me njëri-tjetrin me një dhunë vdekjeprurëse.
Të premten, konflikti la të vdekur 30 njerëz mbështetës të Mursit dhe të Vëllazërisë Muslimane, kjo ndodhi në momentin kur forcat e sigurisë u përleshën dhunshëm, me protestuesit që i kundërshtotnin veprimet e tyre. Së paku 1.077 të tjerë u plagosën, njofton ministria e shëndetësisë e Egjiptit.
Të shtënat që qëlluan protestuesit pro-Mursi nodhën në shumë vende protestuese por një prej sulmeve më të mëdha mbi protestuesit u ndërmorr kur protestuesit marrshuan në kompleksin e Gardës Republikane në Kajro, ku besohet te jete Mursi i   arrestuar. Ai u arrestua, kur ushtria e rrëzoi atë të mërkurën, dhe autoritetet nuk e kanë konfirmuar vendndodhjen e tij.
Katër persona u dergjën të vdekur në tentativen e parë në këtë marrshim dhe 65 pësuan lëndime në përleshje, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe zyrtarët mjekësor.

Shifrat mendohet të jenë shumë më të larta ngase të vetmet burime për momentin janë ato të linjes zyrtare./cnn/kohaislame.com

Artikulli paraprakEgjipt: Forcat e sigurisë arrestojnë ish-kanditatin për president të lëvizjes selefite Hazim ebu Ismail
Artikulli vijuesEgjipt: Dijetarët M.Hasan, Ebu Is'hak dhe M.H.Jakub ndalohen nga ligjërimi