
Ministria e Vakëfit në Egjipt ka nisur një hetim kundër muezinit i cili kishte ndërruar fjalët e namazit të sabahut.
Në fakt, banorët e qendrës Kufr Dawar në provincën Beheira kanë ngritur disa padi kundër muezinit i cili kishte ndërruar fjalët e namazit të sabahut dhe në vend të fjalëve “essalatu hajrun mine-neum” – namazi është më i mirë se gjumi”, ai ka lexuar: “essalatu hajrun minel-fejsbuk” – “namazi është më i mirë se fejsbuki.
Ministria e vakëfit menjëherë ka suspenduar muezinin deri në përfundim të hetimeve.
(Islampress)