Egjipt – Opozita: do ta apelojmë rezultatin e referendumit

Opozita egjiptiane do të apelojë rezultatin e referendumit të projektkushtetutës duke qenë se kjo fitore e bërë publike bazohej në një mashtrim, deklaroi një prej krerëve të lartë të lëvizjes opozitare egjiptiane.

”Fronti i Mirëqënies Kombëtare, (FSN) koalicioni kryesor opozitar i vendit, do të apelojë rezultatin e këtij referendumi për shkak të manipulimeve dhe shkeljes plotësisht të rregullave elektorale”, deklaroi gjatë një konference për shtyp të zhvilluar sot në Kajro një prej drejtuesve kryesorë të FSN-së, nacionalisti i majtë Hamdeen Sabbahi.

FSN-ja theksoi se miratimi i projektkushtetutës “bazohej në mashtrime, shkelje dhe parregullsi”.

Vllazëria Myslimane, nga radhët e sëcilës është zgjedhur presidenti Mohamed Morsi dhe mediat vendase njoftuan se 64 për qind e votuesve e kishin miratuar Kushtetutën në të dy raundet e datave 15 dhe 22 dhjetor.

“Rezultatet zyrtare të referendumit priten të shpallen nesër nga Komisioni Zgjedhor”, theksoi e përditshmja vendase, “Al-Ahram”. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakVëllazëria Muslimane: Kushtetua kaloi
Artikulli vijuesMyftiu Tërnava uron Ipeshkvin Dodë Gjergji