Forcat e sigurisë së Egjiptit kanë qëlluar për vdekje dy lidërë të “Vëllazërisë Muslimane”, raportonAnadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të lëshuar të martën, Ministria e Brendshme e Egjiptit thotë se 61 vjeçari Mohamed Kamal dhe Yasser Shehata janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pasi kjo e fundit kishte bastisur banesën e tyre në Kajro.
Ministria pretendon se Kamal është themelues i krahut të armatosur të Vëllazërisë dhe e akuzon për valën e sulmeve mbi forcat e rendit, përfshirë vrasjen e prokurorit të Përgjithshëm, Hisham Barakat, vitin e kaluar.
Lideri i Vëllazërisë, Mohamed Soudan me vendqëndrim në Londër ka hedhur dyshime për mënyrën se si është vrarë Kamal.