Egjipt, rigjykohet ish-presidenti Mubarak

Ish-Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, do të rigjykohet në datëm 13 prill, vendosi të dielën Gjykata e Apelit e Kajros.

84-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm në shkallën e parë, për rolin e tij në 860 vrasjet policore të ndodhura në manifestimet që shkaktuan rënien e tij nga pushteti, në shkurt 2011.

Në gjyqin e tij të parë, Mubarak u gjet fajtor edhe për akuzën e korrupsionit.

Njeriu që drejtoi Egjiptin për 32 vjet, që prej vitit 1979, aktualisht ndodhet në një spital ushtarak, ku po kurohet për shkak të problemeve të tij shëndetësore.

Në apel do të rigjykohen edhe djemtë e Mubarakut, Gamal dhe Alaa, të cilët u liruan për mungesë provash në qershor, për akuzën e korrupsionit./tch/kohaislame

Artikulli paraprakKerry përmbyll vizitën në Egjipt
Artikulli vijuesSiria, Opozita: Duam armë nga SHBA dhe jo ushqime