Guantanamo, i akuzuari pushon avokatin

Një nga të akuzuarit për drejtimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara në vitin 2001 shkarkoi nga detyra një nga avokatët e tij ushtarakë në ditën e parë të seancave paragjyqësore, dje – të hënën.

Walid bin Attash u ankua se ai nuk ka besim tek avokatët e tij, dhe tha se qeveria pengon mbrojtjen e tij.

Gjyqtarët në seancat e mbajtura, në bazën detare amerikane në gjirin Guantanamo, në Kubë, janë gjithashtu duke debatuar në lidhje me çështjen se sa shumë prej procedurës duhet të bëhet publike.

Gazetarët dhe dëshmitarët nuk janë në të njëjtën dhomë më atë të të pandehurve dhe i dëgjojnë dëshmitë nëpërmjet radios.

Pentagoni është nën presion nga grupet e të drejtave të njeriut dhe gazetarët për një gjyq të hapur.

Avokatët për të pandehurit kërkojnë që çështja të pushohet. Ata pretendojnë se agjentë të qeverisë amerikane kanë marrë deponime nga të dyshuarit në mënyrë të paligjshme, duke përdorur torturën.

Prokurorët e qeverisë do të argumentojnë se metodat e përdorura për të marrë rrëfimet ishin të përshtatshme./voa

Artikulli paraprakLDK ia hap deren Jakup Krasniqit
Artikulli vijuesItali: Vdes shqiptari që u rrah brutalisht